
Një “tripletë” e Joao Felix dhe një gol i C.Ronaldo-s i dhuruan Al Nassr suksesin 4-2 në transfertë përballë Al Shabab. Kjo fitore afron ekipin e Al Nassr gjithnjë e më shumë me titullin në Arabinë Saudite teksa 2 javë përpara fundit ndodhen plus 5 pikë në raport me Al Hilal, por ekipi i Simone Inzaghi-t ka dhe një ndeshje më shumë në dispozicion.
Për Ronaldon ky ishte një gol i veçantë pasi shkoi në kuotën e 100 gola në kampionatin saudit, ndërsa preku kuotën e 971 golave në karrierën duke iu afruar gjithnjë e më shumë rekordit të 1 mijë golave në karrierë.
and then