
Aksi rrugor Kardhiq – Delvinë, që nga dalja e tunelit dhe gjithë zona është pushtuar nga mjegulla e dendur që ka nisur mbasditen e sotme dhe është edhe në këto momente, duke vështirësuar kështu ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.
Sipas burimeve policore nga situata e krijuar nga mjegulla e dendur janë bërë deri tani 5 aksidente që kanë rezultuar me dëme materiale. Policia rrugore e Sarandës ndodhet në këtë aks me patrullime duke udhëzuar drejtuesit e mjeteve për kujdes maksimal, të ulin shpejtësinë dhe të përdorin dritat në lëvizje.
and then