Incidentet gjatë marshimit të PD në Bulevard, policia shoqëron 3 protestues. 3 policë të lënduar dërgohen në spitalin e Traumës

Policia ka shoqëruar 3 protestues pas incidenteve në Bulevard, ku kordoni i policisë bllokoi lëvizjen e tyre drejt ministrisë së Brendshme.

Gjatë protestës së sotme të PD-së, u shënuan disa akte dhune, që nga sulmet me gurë drejt efektivëve, e deri te hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve në drejtim të Policisë.

Si pasojë e hedhjes në drejtim të punonjësve të Policisë të bombave molotov, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga disa protestues, u lënduan tre punonjës policie të Forcës Kombëtare të Sigurisë, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×