Aksident në Korçë/ Automjeti përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të Prefekturës së Korçës, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Sipas të dhënave paraprake, këmbësori po kalonte rrugën në momentin kur është goditur nga mjeti. Menjëherë pas ngjarjes, i dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×