
Sopoti ia doli që të bëjë befasinë, duke eleminuar Luftëtarin dhe duke u ngjitur kështu në Kategorinë e Parë. Nuk mund të mos ishte i lumtur për arritjen e këtij objektivi të madh Rrahman Hallaçi, trajneri i skuadrës nga Librazhdi.
“Kishim një objektiv që në fillimin e sezonit, duke e ndërtuar skuadrën me kujdes, për të arritur vendin e parë në kampionat. Kuptohet Lezha e mori me meritë vendin e parë dhe ne ishim të detyruar të shkonim drejt “Play-Off”-it.
Ishin 3 finale shumë të forta. Më bëhet qejfi se skuadra më ka ndjekur hap pas hapi. Drejtuesit më janë gjendur afër, për çdo gjë që kam kërkuar, kanë qenë të disponueshëm. Kjo është gjë shumë e madhe edhe për pjesën time si trajner. Përgëzoj lojtarët për forcën e madhe për karakterin që kanë treguar. Tifozët e mrekullueshëm që kanë mbështetur skuadrën në këtë ndeshje finale si dhe në ndeshjet e kampionatit.
Në këtë formë të shijon më shumë suksesi. I uroj suksese qytetit të Librazhdit dhe të kemi suksese të tjera në vazhdim”, deklaroi Hallaçi.
and then