
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të Lushnjes, ku një 71-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi u aksidentua me mjetin bujqësor që drejtonte.
Viktima është identifikuar si Riza Xhelo, i cili po shkonte drejt tokave të tij bujqësore me zetor, kur mjeti është përmbysur në rrethana ende të paqarta.
Si pasojë e aksidentit, 71-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje.
and then