Përplasi makinën te shkallët e Kryeministrisë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë. Dyshohet se…

Policia e Tiranës ka arrestuar 40-vjeçarin Eledion Marku që mëngjesin e së dielës përplasi makinën te shkallët e kryeministrisë dhe më pas godiste me këmbë derën e institucionit.

40 vjeçari nga Tirana akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Sipas burimeve, Marku dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor, pasi edhe në deklarime nuk jep motive mbi arsyet e incidentit. Ndërsa në lidhje me makinën rezultoi se ia kishte marrë një mikut të tij.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×