Ligue 1/ Një hap larg titullit, PSG mund Brest, Lillë-Monaco për një vend në Champions

PSG është vetëm një hap larg së shpalluri kampion në kampionatin francez. Parizienët triumfuan minimalisht 1-0 ndaj Brest, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 të Ligue 1. 6 pikë diferencë, kur kanë mbetur dy javë nga fundi i kampionatit, ndërsa të dyja skuadrat do të sfidojnë njëra tjetrën fundjavën e ardhshme, aty ku mund të zyrtarizohet titulli kampion.

Luis Enrique la pjesën më të rëndësishme të titullarëve jashtë, ndërsa sfida nuk po zhbllokohej. Në pjesën e dytë artileria e rëndë u hodh në fushë dhe gjërat ndryshuar pozitivisht. 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Desire Doue lëshon një goditje mjaft të bukur, që ndalet në cepin e majtë të portës kundërshtare, për golin e fitores.

Me çështjen titull që po shkon drejt zyrtarizimit, tashmë në Francë garohet për vendin e 3, ose vendin e fundit që të dërgon në Champions sezonin e ardhshëm. Lillë përfitoi nga humbja e Lyon dhe merr vendin e 3. Në principatë, në sfidën ndaj Monaco, miqtë triumfuan 0-1, teksa goli i vetëm u realizua po nga vendasit, falë një autogoli nga Zakaria.

Lyon mori një humbje të hidhur në trasnfertë ndaj Touluse. Skuadra e Fonsecës rrezikon seriozisht tashmë pjesëmarrjen në Champions. Toliso barazoi përkohësisht për miqtë në minutën e 71, ndërsa Methalie dhe Kamanzi i dhuruan suksesin ekipit vendas.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×