
Kufiri i gjelbër që ndan Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut është shfrytëzuar vazhdimisht për kalimin e kontrabandës së emigrantëve të vendeve të lindjes, por edhe të kafshëve që hyjnë në vendin tonë në mënyrë të pakontrolluar.
Rezulton se një person është arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.
Pikërisht nisur nga këto dy fenomene, po zhvillohen kontrolle të imtësishme të kufirit të gjelbër mes dy vendeve.
Kontrollet po bëhen nga ana e policisë kufitare në Bllatë të Dibrës, por edhe strukturave të tjera.
Kontrollet po bëhen me mjete të sofistikuara për të evidentuar çdo rast të kalimeve të paligjshme, kontrabandës dhe krimeve mjedisore.
Operacioni është në zhvillim e sipër dhe dyshohet se janë goditur raste të kalimit të paligjshëm të viçave që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të pakontrolluar dhe tregtohen në subjekte të therjes së kafshëve dhe shitjes së mishit.
Burime bëjnë me dije se në ditët në vijim do të ketë kontrolle më intensive pasi janë evidentuar pika të mundshme të kalimit në mënyrë të paligjshme të lopëve apo viçave nga Maqedonia e Veriut në vendin tonë.
and then