
Kosova mat forcat me Çekinë, më 31 maj, në stadiumin “Epet Arena” në Pragë. Për këtë miqësore, ka folur legjenda e çekëve, Pavel Nedved.
“Mezi presim të kthehemi në ‘Letna’, ku e fituam finalen e plejofit ndaj Danimarkës në mars, falë përkrahjes së madhe nga tifozët tanë. Ne besojmë fuqishëm që një atmosferë e shkëlqyer do të jetë në stadium edhe për ndeshjen ndaj Kosovës, që është e fundit para udhëtimit për në Kupën e Botës.
E shohim ndeshjen si një test të mirë dhe mundësi që t’u themi tifozëve mirupafshim para udhëtimit për në Kupën e Botës”, ka thënë Nedved. Çekia është në grup në Botëror me Korenë e Jugut, Afrikën e Jugut dhe Meksikën.
and then