NBA/ Eleminohen Lakers, OKC mbyll serinë 4-0, Cavaliers rivendos ekuilibrin ndaj Pistons

Mbyllet aventura e Lakers-ave në playoff-et e NBA-së. Në sfidën e katërt të serisë, skuadra nga Los Angeles luftoi deri në sekondat e fundit, e udhëhequr nga LeBron James dhe Austin Reaves, por Oklahoma City tregoi edhe një herë forcën dhe pjekurinë e saj. Thunder triumfoi 115-110 falë paraqitjes vendimtare të Shai Gilgeous-Alexander dhe surprizës Ajay Mitchell, duke vulosur serinë me rezultatin e pastër 4-0. Me këtë sukses, Oklahoma City rikthehet në finalet e Konferencës së Perëndimit dhe konfirmohet si një nga pretendentet kryesore për titullin.

Spektakël dhe emocione edhe në përballjen mes Cleveland Cavaliers dhe Detroit Pistons. Cavaliers vuajtën shumë në pjesën e parë dhe dukej se Detroit kishte kontrollin e ndeshjes, por gjithçka ndryshoi pas pushimit. Cleveland realizoi një seri të jashtëzakonshme prej 24 pikësh radhazi dhe përmbysi ritmin e takimit. Protagonisti absolut ishte Donovan Mitchell, autor i një performance historike: 39 nga 43 pikët e tij erdhën vetëm në pjesën e dytë. Cavaliers fituan 120-103 dhe rikthyen ekuilibrin në seri, që tani është në barazim 2-2.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×