
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, është ende në pritje që të mësojë fatin e tij, nëse do të vazhdojë të mbetet pjesë e Totenhemit, apo nëse do të kthehet te Beshiktashi i cili e huazoi në radhët e këtij klubi.
Gjithçka do të vendoset tashmë brenda datës 20 maj, pasi palët kanë gjetur akordin që të shtyjnë afatin. Sipas mediave turke, ka qenë Trabzonspori që ka kërkuar shtyrjen nga data fillestare 10 maj, në datën përfundimtare 20 maj, në mënyrë që të merrej me këtë çështje pasi të mbyllej zyrtarisht sezoni për të.
Kërkesa është pranuar nga drejtuesit e Beshiktash, të cilët janë të hapur të negociojnë për futbollistin. Në Turqi raportojnë se tashmë ka diskutime të ndryshme për Muçin, duke filluar nga kërkesa e Trabzonspor që të ulet në 5-6 milionë euro pagesa për të, apo edhe përfshirja e mbrojtësit Batista Mendi në bisedime duke ia ofruar Beshiktashit si këmbim.
Nga ana tjetër, klubi i qytetit të Stambollit, kërkon që pagesa për Muçin të bëhet e plotë njëherësh hde jo me këste, apo edhe që të ruajë të drejtën për një përqindje të kartonit të tij për një shitje të ardhshme të mundshme. Të gjitha janë detaje që do diskutohen në ditët në vijim, për t’i dhënë fund kësaj telenovele që ka mbajtur peng sulmuesin shqiptar.
and then