
Te Partizani ka nisur tashmë periudha e pushimeve pas mbylljes së kampionatit, teksa të kuqtë nuk do të kenë më impenjime zyrtare duke qenë se mbetën jashtë “Final 4”. Pas një sezoni zhgënjyes, lojtarët do të kenë disa ditë në dispozicion për të pushuar dhe për të rikuperuar energjitë pas një edicioni të gjatë dhe të vështirë.
Njëkohësisht, kjo periudhë do të shërbejë edhe për të vendosur të ardhmen e shumë futbollistëve, pasi jo të gjithë pritet të jenë pjesë e skuadrës së kuqe në sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit pritet të bëjnë analizat përfundimtare mbi organikën dhe të marrin vendime për lojtarët që do të qëndrojnë apo do të largohen.
Nga ana tjetër, fokusi kryesor i klubit tashmë mbetet emërimi i trajnerit të ri që do të drejtojë Partizanin në sezonin e ardhshëm. Në skenë vazhdon të jetë emri i Julian Ahmatajt, i cili shihet si një alternativë e mundshme për pankinën e të kuqve. Megjithatë, drejtuesit po shqyrtojnë edhe pista të huaja, me trajnerët e huaj që duket se preferohen më tepër nga presidenca për projektin e ri të skuadrës.
and then