NBA/ Shkëlqen Wembanyama, “ylli” francez protagonist, Spurs merr epërsinë 3-2

Spektakël i Victor Wembanyama dhe reagim i madh i San Antonio Spurs në ndeshjen e pestë të serisë ndaj Minnesota Timberwolves. Pas përjashtimit në sfidën e katërt, talenti francez u rikthye protagonist absolut, duke realizuar 18 pikë vetëm në periodën e parë dhe duke e mbyllur takimin me një paraqitje të jashtëzakonshme: 27 pikë, 17 rebund, 5 asistime dhe 3 bllokime.

Spurs dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes dhe e vulosën suksesin në fund të periodës së tretë, kur krijuan diferencën vendimtare deri në +29, për të triumfuar në fund me rezultatin 126-97 dhe për të kaluar në avantazhin 3-2 në seri. Mbështetje të rëndësishme për Wembanyamën dhanë edhe Keldon Johnson me 21 pikë dhe De’Aaron Fox me 18.

Minnesota provoi të rikthehej në lojë, duke rikuperuar një disavantazh prej 18 pikësh deri në barazim, por në momentet vendimtare nuk arriti të mbante ritmin e Spurs. Për skuadrën mike nuk mjaftuan 20 pikët e Anthony Edwards, ndërsa Julius Randle dhe Jaden McDaniels shtuan nga 17 pikë secili.

Tashmë seria bëhet edhe më e zjarrtë: Timberwolves janë të detyruar të fitojnë ndeshjen e ardhshme për të çuar gjithçka në sfidën e shtatë dhe vendimtare.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×