Porositi tritolin në lokalin e Noizy-t/ Seanca ndaj Laert Haxhiut, babai dhe motra e reperit paraqiten në GJKKO

Në Gjykatën e Posaçme janë paraqitur këtë të mërkurë Bashkim Rajku, babai I Rigels Rajkut, reperit të njohur me emrin artistik Noizy, dhe motra e tij. Ata janë thirrur si dëshmitarë në procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiu.

Familjarët e Naizyt janë pjesë e listës me rreth 60 dëshmitarë të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet si i dyshuar për drejtimin e një grupi kriminal të strukturuar, i akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me eksploziv dhe grabitje me armë.

Në dosjen hetimore përmenden edhe episode të ndryshme kriminale, përfshirë pretendime për porosi eksplozivi në lidhje me një lokal në pronësi të Noizyt.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×