
Në Turqi mbetet shumë e nxehtë çështja Ernest Muçi, me sulmuesin kuqezi që ka ngel pezull mes Trabzonspor dhe Beshiktash. Dëshira e lojtarit është të vijojë në Trabzon, por Beshiktash nuk ka ndërmend ta lë të lirë, jo pa marrë atë që kërkojnë.
Së fundmi, mediat në Turqi, kanë zbuluar se “shqiponjat” nga Stambolli kanë refuzuar ofertën e fundit, me Trabzonspor që u paraqit me një ofertë zyrtare prej 5 milionë euro.

Me skadimin e afatit për të ushtruar të drejtën për blerjen e kartonit, tani Beshiktash ka rritur pretendimet në lidhje me kartonin e Muçit. Gjithnjë sipas mediave në Turqi, Beshiktash kërkon 12 milionë euro për kartonin e sulmuesit kuqezi.
and then