Komplikohen gjërat për Trabzonsporin, Besiktas i thotë “jo” ofertës për Muçin

Beşiktaşi ka refuzuar ofertën prej 5 milionë eurosh të Trabzonsporit për Ernest Muçin.  Drejtuesit e klubit nga Stambolli nuk janë bindur nga shifra e ofruar dhe vazhdojnë të kërkojnë rreth 8.5 deri në 12 milionë euro për kartonin e sulmuesit shqiptar.

Trabzonspori po insiston për transferimin përfundimtar të 24-vjeçarit, pas paraqitjeve pozitive të tij gjatë sezonit si i huazuar.

Megjithatë, Beşiktaşi nuk ka ndërmend të ulë pretendimet financiare, duke llogaritur edhe faktin se për lojtarin kuqezi ka interesim edhe nga skuadra të tjera. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×