
Emisioni investigativ TakFak në News24 ka sjellë zgjidhje për problemin e një grupi prej 10 familjesh në Kavajë, të cilat prej kohësh përballeshin me konflikt dhe akuza të ndërsjella për bllokimin e pusetave të ujërave të zeza.
Banorët fajësonin njëri-tjetrin për situatën e krijuar, ndërsa problematika kishte sjellë shqetësime të vazhdueshme për jetesën dhe higjienën në zonë.
Pas transmetimit të rastit në “TakFak”, reagimi i Bashkia Kavajë ka qenë i menjëhershëm. Strukturat e bashkisë kanë nisur ndërhyrjen në terren për të zgjidhur problemin e kanalizimeve dhe për të rikthyer normalitetin për familjet e prekura.
Banorët kanë mirëpritur ndërhyrjen, duke shpresuar që problematika e ujërave të zeza të marrë tashmë një zgjidhje përfundimtare pas përplasjeve dhe debateve që kishin vazhduar prej kohësh mes tyre.
and then