
Një operacion i zhvilluar nga Policia e Shtetit në Sarandë ka çuar në arrestimin e 8 shtetasve që punonin në një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi në lagjen nr. 1 të qytetit, ndërsa janë ndaluar edhe 4 punonjës policie të dyshuar për shpërdorim detyre dhe mosveprim ndaj paligjshmërisë. Mes tyre ishte edhe shefi i policisë Sarandë Gëzim Bashllari. ndërkoh9 u ndaluan: Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve; Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin; Inspektor Robert Çullaj, specialist zone.
Ndërkohë duket se ndërtimi pa leje që “shkriu” komisariatin e Sarandës, në fakt rezulton të jetë me leje.
Në plazhin që ndodhej para tokës së shtetases Arjola Bajo (Dhrami), ka ekzistuar edhe vitin e kaluar një plazh me leje nga Agjensia e Bregdetit, në të cilin ka qenë i ndërtuar edhe një Beach Bar, i cili kishte leje nga KKTU me nr. 52 datë 28.05.2025, konkretisht “Leje për strukturë shërbimi në stacionet e plazhit për objektin: Strukturë shërbimi”, kjo në funksion të parcelës së plazhit me nr. SR-41 me sipërfaqje 389 m2. Madje sipas burimeve, në leje përcaktohej përveç Beach Bar-it, edhe platformë sistemimi me sipërfaqje 110 m2.
Zonja Bajo, e cila ndodhet në kërkim dhe që jeton jashtë vendit pasi është emigrante, është deklaruar e gatshme të japë shpjegime mbi rastin, ndërsa pretendon se në zonë thjehstë po bëheshin sistemimet e fundit para nisjes ssë sezonit të ri turistik. Bajo e ka trashëguar tokën me sipërfaqje 1200 m2 pranë plazhit në 1999, pasi babai i saj ndërroi jetë.
Plazhi dhe Beach Bari kanë mbajtur emrin “Azur Beach Bar” dhe kanë funksionuar si të tillë gjatë gjithë sezonit veror 2025, duke pasur fluks pushuesish.
and then