
Barcelona nisi këtë të premte ankandin e solidaritetit të fanellave të përdorura nga lojtarët në ndeshjen e raundit të 16 të Ligës së Kampionëve kundër Njukasëll, të luajtur më 18 mars.
Në orët e para të ankandit, bluza e Lamin Jamal është bërë më e kërkuara dhe tejkalon 15000 euro. Konkretisht, në orën 10:30 të kësaj të së premtes, arriti në 15513. Tifozët e interesuar do të jenë në gjendje të vazhdojnë të bëjnë oferta gjatë gjithë javës për një nga fanellat e përdorura në atë ndeshje.
Këto fanella kanë gjithashtu një vlerë veçanërisht simbolike. Tipografia e emrave dhe numrave u krijua nga Ana Vives, një grua e re me sindromën “Down” e cila e ka kthyer stilin e saj të të shkruarit në një projekt gjithëpërfshirës të njohur. Nisma lindi me qëllim dhënien e vizibilitetit dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë për aftësitë dhe talentin e personave me aftësi të kufizuara.
and then