
Ish-sulmuesi i Dinamos, Baton Zabërgja ka shënuar tjetër gol në kampionatin ukrainas të futbollit. 25-vjeçari i dha epërsinë skuadrës së Metalist 1925 ndaj skuadrës së Epitcentr, me një gol të bukur në minutën e 22-të.
Pas golit, Zabërgja u pa duke festuar me shqiponjë, derisa iu bashkangjit edhe bashkëlojtari ukrainas, Vladyslav Kalitvintsev. Ky ishte goli i dytë në dy ndeshjet e fundit për Baton Zabërgjen dhe i katërti në këtë sezon me fanellën e Metalist 1925.
and then