
Myrto Uzuni po bëhet gati për një ndryshim radikal në radhët e klubit të FC Austin në MLS, pasi klubi ka vendosur të largojë drejtuesit aktual të skuadrës.
FC Austin bëri të ditur se për shkak të mungesës së rezultateve, ishin larguar nga drejtimi si trajneri Niko Estevez, ashtu edhe drejtori sportiv Rodolfo Borej, të cilët nuk ia kishin dalë që të çonin klubin në nivelet që pritej prej tij.
Ekipi do i besohej për ndeshjen e radhës ndaj St. Ljuis Siti një personi i cili e kishte drejtuar edhe më parë si trajner, Dejvi Arno. Më pas, kampionati niste 60 ditë ndërprerje, për shkak të zhvillimit të Kupës së Botës dhe kjo do i jepte mundësinë klubit që të gjente trajnerin e ri afatgjatë dhe t’i besonte skuadrën. Kështu, Uzunit do të duhet t’ia nisë nga e para për të ruajtur vendin e tij në ekip pasi tashmë janë larguar dy personat të cilët e deshën në radhët e klubit amerikan.
and then