
Një ngjarje jo edhe aq e zakontë ka ndodhur në Mamurras, ku një person i shpallur në kërkim ka tentuar të përplasë një efektiv për t’i shpatuar arrestimit, por gjatë operaconit është plagosur.
Leonard Dema ka mar plagë në bark, por sipas burimeve ai po trajtohet në SUT në monitorm intensiv nga ekipi mjekësor, duke u ekzaminuar. Gjendja aktuale paraqitet e stabilizuar.
Ngjarja
Një operacion i Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Policia e Shtetit ka përfunduar me arrestimin e dy shtetasve dhe plagosjen e një 23-vjeçari të shpallur në kërkim, pas një përplasjeje të rrezikshme me efektivët në aksin rrugor “Mamurras-Laç”.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është zhvilluar në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave në kërkim, në bashkëpunim dhe pas shkëmbimit të informacioneve me partnerët ndërkombëtarë.
Policia kishte administruar të dhëna për vendndodhjen e shtetasit Leonard Dema, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Trentos në Itali për tentativë vrasjeje.
Gjatë ndërhyrjes së forcave operacionale në një karburant përgjatë aksit Mamurras-Laç, i riu, i cili ndodhej në automjet së bashku me shtetasin Amadeo Fufi, 28 vjeç, ka tentuar të përplasë me makinë efektivët e Policisë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
Në të njëjtën kohë, sipas Policisë, personi që e shoqëronte ka nxjerrë dhe drejtuar një armë zjarri pistoletë në drejtim të shërbimeve policore.
Në kushtet e vetëmbrojtjes, efektivët kanë ndërhyrë duke neutralizuar situatën, ku si pasojë është plagosur 23-vjeçari i shpallur në kërkim. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi Amadeo Fufi, 28 vjeç, ndërsa është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë që ai posedonte.
and then