
Amadeo Fufi, 28 vjeç, djali i ish-deputetit të PD Mhill Fufi, ishte i përfshirë në ngjarjen në Mamurras, ku mbeti i plagosur shoku i tij Leonard Dema.
Sipas njoftimit zyrtar, policia kishte administruar të dhëna për vendndodhjen e shtetasit Leonard Dema, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Trentos në Itali për tentativë vrasjeje.
Gjatë ndërhyrjes së forcave operacionale në një karburant përgjatë aksit Mamurras-Laç, i riu, i cili ndodhej në automjet së bashku me shtetasin Amadeo Fufi, 28 vjeç, ka tentuar të përplasë me makinë efektivët e Policisë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.
Në të njëjtën kohë, sipas Policisë, Fufi ka nxjerrë dhe drejtuar një armë zjarri pistoletë në drejtim të shërbimeve policore.
Në kushtet e vetëmbrojtjes, efektivët kanë ndërhyrë duke neutralizuar situatën, ku si pasojë është plagosur 23-vjeçari i shpallur në kërkim. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi Amadeo Fufi, 28 vjeç, ndërsa është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë që ai posedonte.
and then