Akuzohet se lejoi ndërtime pa leje te ish-Copacabana në Sarandë, Gjykata vendos 30 ditë burg për shefin e policisë. Masat për të arrestuarit e tjerë

Ka zgjatur 7 orë seanca për caktimin e masës së sigurimit ndaj katër efektivëve të Komisariatit të Sarandës, të ndaluar 4 ditë më parë nga AMP nën dyshimet për favorizim të ndërtimeve pa leje në Sarandë e Ksamil.

Pas ndalimit, hetimet për 4 efektivët i zhvilluan prokuroret Silvana Belishta dhe Esmeranda Basho. Gjatë seancës së sotme ato kërkuan masën e sigurimit “Arrest në burg” me afat 45 ditë për ish-Shefin e Komisariatit të Sarandës, Komisar Gëzim Bashllari dhe specialistin e zonës Robert Çulli si dhe “Arrest në shtëpi ” për oficerët e krimeve Andi Duro dhe Ajdin Islamaj.

Pas 7 orë seance, Gjyqtari Shkëlzen Liçaj ndryshoi vetëm masën për Gëzim Bashllari dhe Robert Çulli, duke e ulur afatin e “Arrestit në burg” në 30 ditë, ndërsa la të pandryshuar kërkesën e prokurorisë për Andi Duro Ajdin Islamaj, atë të “Arrestit në shtëpi”

Jashtë kamerës avokati mbrojtës i Gëzim Bashllari, Edison Ademi u shpreh: “Gjykata vlerësoi ndalimin si të paligjshëm. Provat mungonin pothuaj tërësisht. Sipas vlerësimit tim, kishte shkelje të rënda proçeduriale dhe ligjore”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×