Inceneratori i Elbasanit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për ish-ministrin Lefter Koka

Gjykata e Lartë ka refuzuar të ndryshojë vendimin e Apelit të GJKKO-së për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Sipas dokumentit trupi gjykues ka vendosur lënien në fuqi të dënimeve për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Në dhomën e këshillimit, Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin, duke lënë të paprekur vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të datës 8 Nëntor 2024.

Vendimi i Gjykatës së Lartë:

“Lënien në fuqi të vendimit nr. 43 (87-2024-321), datë 08.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Të gjithë emrat e përfshirë në vendim:
Përveç ish-ministrit Lefter Koka dhe Alqi Bllakos, vendimi i Gjykatës së Lartë rrezoi rekurset dhe la në fuqi dënimet edhe për personat e tjerë të përfshirë në këtë proces, konkretisht:

Pëllumb Abeshi

Bardhyl Cabiri

Serafin Papa

Jonida Zeqo

Mirel Mërtiri (në mungesë)

Stela Gugallja (në mungesë)

Klodian Zoto (në mungesë)

Si dhe për dy subjektet juridike, shoqëritë “ALBTEK ENERGY” SH.P.K dhe “INTEGRATED TECHNOLOGY SERVICES” SH.P.K.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×