FOTO/ U plagos me armën e shërbimit brenda makinës së policisë, efektivi Arsen Toska me plagë të rënda te Trauma! Autori: Isha nën efektin e drogës

Zbardhen detaje të reja nga plagosja e efektivit të policisë Arsen Toska, i cili mbeti i plagosur me armën e tij të shërbimit gjatë shoqërimit të një personi të arrestuar drejt Komisariatit të Policisë Kuçovë.

20-vjeçari ndodhet ende në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtim mjekësor për dëmtime serioze dhe palëvizshmëri të gjymtyrëve të poshtme.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, autori i dyshuar, Zamir Skënderi, është marrë disa herë në pyetje dhe ka deklaruar se nuk kujton asgjë nga ngjarja, pasi pretendon se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

  • foto galeri

“Nuk mbaj mend asgjë nga ajo që ka ndodhur pasi kam qenë nën efektin e lëndëve narkotike”, mësohet të ketë deklaruar 45-vjeçari para hetuesve.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në fshatin Kutalli, në Dimal, teksa efektivët e Patrullës së Përgjithshme po transportonin të arrestuarin nga Fieri drejt Komisariatit të Policisë Kuçovë. Gjatë shoqërimit, Skënderi dyshohet se i ka marrë armën e shërbimit policit Arsen Toska dhe e ka qëlluar brenda automjetit të policisë.

Autori u arrestua menjëherë më pas nga dy efektivët e tjerë që ndodheshin në mjet, ndërsa po përpiqej të largohej nga vendngjarja.

Paralelisht me hetimet e nisura nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, verifikime po kryen edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për të përcaktuar nëse janë ndjekur procedurat standarde gjatë shoqërimit të të arrestuarit.

Një tjetër pikë që po hetohet është fakti pse 45-vjeçari nuk iu nënshtrua kontrollit të imtësishëm nga Policia e Fierit, ndërsa dyshohet se kishte me vete një sasi të konsiderueshme lënde narkotike kokainë në momentin që u hip në automjetin e policisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×