
Këtë vit është hera e parë që një Botëror do të luhet me 48 përfaqësuese. Një propozim tjetër, që lidhet me shtimin e skuadrave, tashmë është konkret dhe FIFA duhet ta shqyrtojë. Bëhet fjalë për Botërorin e ardhshëm, atë të vitit 2030, ku “CONMEBOL” shtroi idenë për të ardhur një tjetër zgjerim. Këtë herë bëhet fjalë për 66 përfaqësuese.
Kjo do i jepte mundësinë edhe shteteve që asnjëherë nuk janë parë në Botëror. Një prej tyre është Shqipëria, që mund të shfrytëzojë mundësinë e saj.
E prerë është idea, që nuk do të ketë Botëror çdo dy vite. FIFA e shikon të papërshtatshëm. Botërori 2030 ndërkohë do të jetë i veçantë, pasi vjen në 100-vjetorin e këtij kompeticioni që është edhe më i rëndësishmi në futboll.
Vendet pritëse janë Spanja, Portugalia dhe Maroku. Ndeshje të veçanta, konkretisht ato hapëse, pritet të luhen në Uruguaj, Argjentinë dhe Paraguaj për shkak të 100 vjetorit.
and then