
Portieri i Aston Villës, Emiliano Martinez ka zbuluar se ka luajtur i lënduar në finalen e Europa League, sfidë kjo e fituar 0-3 ndaj Freiburg në Stamboll. Pavarësisht lëndimit të pësuar në seancë stërvitore, Martinez vendosi të luante.
“E theva gishtin, por nuk e pashë si diçka të keqe. Nuk e kam thyer kurrë më parë një gisht dhe sa herë provoja ta kapja topin, gishti më shkonte në drejtim tjetër. Por këto janë gjëra që duhet t’i kalosh”, ka shtuar ai.
Sa herë që dal për ta mbrojtur portën e Aston Villa, e bëj me krenari të madhe. Sot u përpoqa ta jap gjithë përvojën time dhe gjithë ato stërvitje që askush nuk i sheh. Në fund, gjithçka dha rezultat”.
and then