
Kombëtarja shqiptare e Socca-s regjistroi fitoren e dytë në Grupin A të Kampionatit Europian që po zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”, duke triumfuar 1-0 ndaj Qipros dhe duke siguruar kualifikimin për në raundin e 1/8-ave.
Pas suksesit bindës në ndeshjen e parë ndaj Turqisë, kuqezinjtë zhvilluan një tjetër paraqitje pozitive, duke marrë tre pikë të rëndësishme që vulosën kalimin në fazën me eliminim direkt.
Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e dytë nga Xhuljano Reçi, i cili u tregua i saktë nga pika e penalltisë dhe i dha Shqipërisë fitoren minimale ndaj përfaqësueses qipriote.
Skuadra shqiptare administroi mirë avantazhin deri në fund të ndeshjes, duke ruajtur portën e paprekur dhe duke festuar kualifikimin për në fazën tjetër të turneut.
Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit A ndaj Sllovenisë. Takimi do të zhvillohet në orën 20:00 në “Shtëpinë e Futbollit”.
and then