
Drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus”, ku kreu i AKU-së është goditur me sende të forta në kokë, duke pësuar dëme të konsiderueshme.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Paraprakisht dyshohet se dhunimi i drejtorit Haderi lidhet me detyrën e tij si drejtues i AKU Shkodër.
and then