VIDEO/ Shkrumbohen katër betoniere në Dukat, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Policia nis hetimet

Katër betoniere janë përfshirë nga flakët gjatë natës në një kantier ndërtimi në fshatin Dukat, ndërsa policia dyshon se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Sipas informacioneve paraprake, mjetet e ndërtimit ishin në pronësi të Blerti Mehillaj. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të Vlorë, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Megjithatë, betonieret janë djegur plotësisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm, ndërsa po punohet për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×