Ishte pjesë e flotiljes ‘Sumud’ që u ndalua nga Izraeli, aktivisti Baki Goxhaj mbërrin në Shqipëri. Takim emocionues me fëmijët

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj është kthyer në Shqipëri pasi u ndalua nga autoritetet izraelite gjatë pjesëmarrjes në flotiljen humanitare “Global Sumud”, e cila po transportonte ndihma drejt Rripi i Gazës.

Ai mbërriti në aeroportin e Rinasit gjatë mesditës së sotme, pas lirimit nga ndalimi në Izraeli së bashku me aktivistë të tjerë ndërkombëtarë që ishin pjesë e misionit.

Goxhaj deklaroi për mediat se gjatë ndalimit nga forcat izraelite ka pasur raste dhune ndaj tij, duke ngritur shqetësime për mënyrën e trajtimit të pjesëmarrësve civilë në flotilje. Flotilja “Global Sumud” ishte nisur me qëllim dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, por u ndalua nga autoritetet izraelite para se të mbërrinte në destinacion.

Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe diskutime për trajtimin e aktivistëve ndërkombëtarë të përfshirë në misione humanitare në zonën e konfliktit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×