
Trajneri i Elbasanit, Gvozdenovic analizoi suksesin 3-0 ndaj Dinamos.
“Minimumi jemi prap në lojë, kemi një shpresë. Nuk varet nga ne, do të luftojmë në fushë, do të bëjmë maksimumin, por Zoti e di.
Futbolli është i bukur, për ne sezoni ishte shumë i mirë. Arritëm një objektiv të madh, në Final 4, bëmë një ndeshje të dobët në fillim, futbolli gjithmonë ka ulje dhe ngritje. Sot luajtëm përballë një kundërshtari me probleme mbrapa, që nuk kishte lojtarë të pozicionit natyral”.
Sot ishim shumë të kujdesshëm. Dy tre javë përpara nuk ishim mirë, pësonim shumë gola. Pas golit të parë ishim më të çliruar. Dy tre javët e fundit ishim keq edhe psikologjikisht dhe kishim frikë. Do të tregojmë më shumë në ndeshjen e radhës kundër Vllaznisë.
Kundër Egnatias kishim ide tjetër. Ishim me Boje dhe Ze Gomesh. Janë lojtarë që sulmojnë hapësirat, kap zonat. Ndoshta ndaj Egnatias, bëmë një gabim të vogël me mos aktivizimin e Lukilit.
Dialo është lojtarë shumë ofensiv, i kërkova Lilës të rrinte më shumë mbrapa. Varet nga ndeshja, sot ishim më mirë. Kundër Egnatias hasëm probleme, por ndoshta do të flasim një ditë tjetër për këtë analizë”, deklaroi Gvozdenoviç.
and then