“Jemi nga Posta Shqiptare”/ Përvetësoi të dhëna bankare me mesazhe mashtruese, jepet masa e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin francez

Gjykata e Sarandës ka caktuar maswn e sigurisw “arrest me burg” pwr shtetasin francez
me inicialet Z.K., i dyshuar për veprën penale “mashtrimi kompjuterik”.

Sipas hetimeve, dyshohet se shtetasi francez, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka përvetësuar të dhëna bankare të qytetarëve shqiptarë përmes skemave mashtruese online.

Autoritetet thonë se skema është realizuar nëpërmjet përdorimit të kartave SIM të regjistruara me identitete të rreme, si dhe dërgimit masiv të mesazheve mashtruese që imitonin komunikime zyrtare të shërbimeve postare.

Mesazhet e shpërndara mbanin përmbajtjen:
“POSTA SHQIPTARE: Paketa juaj AL91359200 i nënshtrohet tarifave doganore (55 ALL). Ju lutemi, konfirmoni dorëzimin në: https://aktivpostalb.com”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×