Juventus, “ngec” rinovimi për Vlahoviç. “Pista” Alisson Becker për portën drejt sfumimit

Merkatoja e verës nuk ka nisur ende zyrtarisht, porn ë shtëpinë e Juventus pritet që ajo të jetë tepër e nxehtë, ku në qendër të vëmendjes mbetet e ardhmja e Dušan Vlahović. Administratori i klubit, Damien Comolli, pranoi publikisht se rinovimi me sulmuesin serb është shumë i vështirë, pasi kërkesat ekonomike të lojtarit konsiderohen tepër të larta nga drejtuesit bardhezi.

Situata është komplikuar edhe nga mungesa e Juventusit në Champions League, ndërsa interes për Vlahoviçin kanë shfaqur FC Bayern Munich dhe disa klube të Premier League, mes tyre Chelsea FC dhe Newcastle United FC. Takimet e ardhshme me agjentin e lojtarit pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e bomberit serb.

Ndërkohë, Juventusi po mendon edhe për repartin e portës. Objektivi kryesor mbetet Alisson Becker i Liverpool, por klubi anglez dëshiron ta mbajë edhe një sezon portierin brazilian. Për këtë arsye, alternativa që po fiton terren është Giorgi Mamardashvili, i cili mund të transferohet në Torino në formë huazimi. Në listën e bardhezinjve mbeten edhe emrat e David de Gea dhe Guglielmo Vicario.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×