Babai i ish-Presidentit u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, Meta: E trishtë për familjen tonë. Ceremonia për në banesën e fundit, zhvillohet në vendlindje

Babai i ish-Presidentit Ilir Meta u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Ish-Presidenti Meta ka bërë një reagim në Facebook, ndërsa thekson se ceremonia për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit

Reagimi:

Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës,

Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.

Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.

Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t’ju a komunikojmë në vijim.

Ish-presidenti pritet të shoqërohet nesër drejt fshatit Çepan në Skrapar.

Mësohet se leja për Ilir Metën është miratuar nga Prokuroria e Posaçme, ndërkohë autoritetet kanë marrë masat për realizimin e shoqërimit në përputhje me procedurat përkatëse.

Kujtojmë se ish-presidenti ndodhet në qeli që nga 21 tetori 2024 kur u arrestua nga BKH.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×