Kanë mbetur edhe pak orë nga starti i 90 minutave finale të këtij edicioni të Serisë A.

Milani do të sfidojë Sasuolon në orën 18:00, në Rexhio-Emilia në një stadium të tejmbushur kuqezi.
Skuadrës së Stefano Piolit i mjafton vetëm 1 pikë për tu shpallur kampion të Italisë pas 11 vitesh, ekzaktësisht që nga sezoni 2010/2011 me Masimiliano Alegrin në pankinë.

“Panorama Sport”ka marrë pamjet aktuale të atmosferës në Rexhio-Emilia ku ende po vijnë tifozë të Milanit, mes tyre dhe shqiptarë të ardhur nga Shqipëria dhe shtete të tjerë anë e mbanë globit.
Aktualisht Milani mban vendin e parë me 83 pikë, +2 më shumë se Interi i vendit të dytë.


– Arena e Lajmit
Loading…
and then