VIDEO/ Zjarri në një sipërfaqe toke në Roskovec, forcat zjarrfikëse neutralizojnë flakët

12

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Jokodinë në Roskovec.

Sakaq në aksion për fikjen e zjarrit kanë marrë pjesë 30 zjarrfikës, dhe 5 mjete zjarrfikëse të cilët kanë mundur të neutralizojnë flakët e të vendosin nën kontroll zjarrin.

Deri tani nuk dihet se nga çfarë është shkaktuar zjarri, por paraprakisht mendohet që u është vënë flaka hamullave të korrura nga gruri, e flakët janë përhapur, favorizuar dhe nga temperaturat e larta.

Vatra e zjarrit është duke u mbajtur nën vëzhgim për të shmangur rindezjen e saj.

 

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×