VIDEO/ Aksident në autostradën Lushnjë-Fier, plagoset çifti i bashkëshortëve

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lushnjë–Fier, në afërsi të vendit të njohur si “Pushimi i Shoferit”.

Sipas informacioneve paraprake, dy bashkëshortë që udhëtonin me një motoçikletë janë përplasur me një automjet tip Range Rover gjatë një tentative parakalimi. Mësohet se si motoçikleta, ashtu edhe automjeti, po kryenin manovër parakalimi të një mjeti bujqësor, kur ndodhi përplasja.

Si pasojë e aksidentit, dy personat që ndodheshin në motoçikletë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×