
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masës e sigurimit ‘arrest në burg’ të dhënë më herët në mungesë për Sajmir Kolaverin. Ai u ekstradua një ditë me parë nga Italia, pasi ishte i shpallur në kërkim për dyshimet se është i përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së Klevis Lleshit në vitin 2020 në Burrel.
Ai dyshohet për veprat penale “vrasje për gjakmarrje”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës” grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale. Kolaveri është familjarë i Aurel Hoxhës po ashtu i shpallur në kërkim për dyshimet si urdhërues i vrasjes së Klevis Lleshit.
Gjatë zhvillimit të seancës Sajmir Kolaveri nuk i ka pranuar akuzat e prokurorisë, duke pretenduar se s’ka lidhje me ngjarjen.
and then