
Juventusi dëshiron të veprojë shpejt. Pasi ka nisur negociatat për Alexander Sorloth, drejtuesit bardhezinj po përshpejtojnë gjërat edhe për një lojtar tjetër.
Në Torino duan rikthimin e Randal Kolo Muanit. Për këtë arsye, sipas Corriere dello Sport, gjatë kësaj jave pritet një takim i ri me Paris Saint-Germain për të vazhduar bisedimet lidhur me sulmuesin francez.
Në janar, një përpjekje e dytë dështoi gjithashtu, duke e detyruar Kolo Muanin të pranonte një huazim te Tottenhami në orët e fundit të merkatos.
Tani klubi i Serie A po përpiqet për herë të tretë ta sjellë lojtarin në Torino, me synimin e qartë për të mos përsëritur gabimet e së kaluarës dhe për të ecur më shpejt në negociata.
and then