Dështimi në dy ndeshjet me Shqipërinë, Maran largohet menjëherë drejt Italisë për të gjetur zgjidhjen

Trajneri Rolando Maran do të ketë shumë punë për të bërë deri në fundin e shtatorit, duke analizuar dështimin e  dyfishtë në drejtimin e Shqipërisë. Atij do i duhet të gjejë shpejt një zgjidhje para sfidës hapëse të Ligës së Kombeve, atë ndaj Bjellorusisë ku nuk lejohet asnjë hap fals.

Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka bërë të qartë se objektiv i Maran është të sigurojë fitoren e grupit në Ligën e Kombeve. Por paraqitjet e fundit ndaj Izraelit e Luksemburgut, përtej lojës, kanë zbehur ndjeshëm entuziazmin e përkundrazi, kanë ndezur sirenat e alarmit brenda grupit të kuqezinjve.

Vetë Maran ka premtuar se do të jetë një Shqipëri ndryshe në shtator, e kjo pritet të ndodhë edhe me emra, duke lënë jashtë ata që nuk janë në formë apo që nuk e kanë bindur. Pas listës së parë që e mori gati nga FSHF, Maran tashmë pritet të vendosë vetë për emrat që kërkon në fushë dhe pjesë e zgjidhjes mund të jetë edhe afrimi i të rinjve. Kjo është arsyeja pse trajneri ka udhëtuar menjëherë drejt Italisë, për të ndjekur sot një ndeshje mes U21 të këtij vendi dhe përfaqësueses Shpresa të drejtuar nga Alban Bushi.

Në sfidën e sotme ai pritet të monitorojë lojtarë të cilët mund të shihen si alternativa për futbollistë që u grumbulluan për miqësoret e qershorit, teksa në prezantimin e tij bëri të qartë se do të kishte një vëmendje të veçantë ndaj ekipeve zinxhir.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×