Olise tërbon Evropën, pas Real Madrid në garë futet edhe PSG, gati oferta zyrtare

Michael Olise mbylli një sezon fantastik me Bayern Munich, por vërtetoi se është një lider i vërtetë edhe në një përfaqësuese si Franca, e mbushur me yje. Fillimisht ishte Real Madrid që tentoi të josh Bayern me një ofertë prej 150 milionë euro, por drejtuesit e klubit gjerman as që preferuar të futen në negociata duke ia bërë të qartë presidentit Perez se Olise nuk është në shitje.

Së fundmi, sipas mediave franceze, edhe PSG pritet të përfshihet në garë për të siguruar kartonin e Olise.

Sipas L’Equipe, PSG pritet të trokas në derën e Bayern gjatë verës me një ofertë zyrtare për yllin francez.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×