Maroku goditet para Botërorit, dy lojtarë lënë grumbullimin

Kombëtarja e Marokut ka marrë një lajm të  keq vetëm dy ditë para debutimit në Kupën e Botës kundër Brazilit.

Federata marokene ka konfirmuar se sulmuesi anësor i Real Betis, Abde Ezzalzouli, dhe mbrojtësi i Olympique de Marseille, Nayef Aguerd, nuk do mund të kontribuojnë për shkak të dëmtimeve.

Në vend të tyre janë thirrur Amine Sbai dhe Marëane Saadane, të cilët tashmë i janë bashkuar ekipit në Shtetet e Bashkuara.

Mungesa e dy futbollistëve përbën një goditje të madhe për marokenët, të cilët synojnë të përsërisin paraqitjet historike të viteve të fundit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×