Korçë/ 4-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, transportohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, një fëmijë 4 vjeç ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinçan, 4-vjeçari ka marrë dëmtime në trup dhe në kokë.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri ndodhet në reanimacionin e pediatrisë në spitalin e Korçës ku po merr ndihmë mjekësore.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, fëmija do të niset drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×