“Ndeshjet e para të Botërorit? Prisja që…”, Tafaj: Shumë polemika! Po punohet për lojë efektive, ja si

Botërori dhuroi emocionet e para, teksa Meksika mundi Afrikën e Jugut, ndërsa Koreja e Jugut triumfoi ndaj Çekisë. Teksa jemi në pritje që ekipet pretendente të zbresin në fushë, shumë gjëra mbeten për t’u parë në fazën e grupeve. Specialisti Alban Tafaj, në “Botërori Amerikan” në News 24 tha:

“Meksikë-Afrikë e Jugut / U thyen ekuilibrat te kartoni i kuq. Ishte ndeshja e parë, prisja më shumë rivalitet. Goli erdhi nga një gabim në qendër.

Për herë të parë u aplikua dhe një rregull i ri i FIFA-s, për zëvendësimet, dy zëvendësime të menjëhershme, në të kundërt, një lojtar pezullohet për 1 minutë. A po shtyn FIFA gjithnjë e më shumë drejt futbollit aktiv.

Ka patur polemika për VAR-in. Kanë dalë disa forma që duan të bëjnë sa më efektive lojën. Do habiteni pasi disa ndeshje nuk kanë efektivitet. Ka hyrë në lojë kjo puna e 3 minutëshit, për shkak të vapës, edhe ajo ka ndikimin e vet. Duhet të merren parasysh shumë gjëra.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×