Pas sherrit nën ndikimin e alkoolit përplasi me makinë qëllimisht 4 persona, Prokuroria kërkon arrestimin e autorit. Pamjet e frikshme

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër urdhëron ndalimin e shtetasit Sibuel Durrësi, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, të mbetur në tentativë.

Rezulton se, ky shtetas më datë 7 qershor pas një konflikt, nën efektin e pijeve alkoolike, ka tentuar të përplasë me automjet disa persona, duke ju rrezikuar jetën.

Prokuroria sqaron se fillimisht, nga shërbimet e policisë kjo ngjarje është raportuar si aksidentale, por pas veprimeve hetimore të thelluara dhe publikimit në media të videos së ngjarjes të dalë rishtazi, nga Prokurori është urdhëruar ndalimi i shtetasit Sibuel Durrësi, si i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, të mbetur në tentativë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×