“Rama n’burg, Berisha n’burg!”/ Momente tensioni në Rrjoll, banorët përplasen me policinë dhe shembin një pjesë të rrethimit me hekura

Tensione në protestën e Rrjollit në Velipojë. Banorët janë përplasur me policinë në vendin ku po ndërtohet resorti turistik, projekt të cilin ata e kundërshtojnë. Pasi janë përplasur me policinë, banorët kanë hequr një pjesë të rrethimit me kangjella.

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, banorët kanë lëshuar thirrje kundër klasës politike në vend.

Protestuesit kanë tentuar po ashtu të bllokojnë makineritë që punojnë për ndërtimin e resortit, ndërsa policia po tenton që t’i largojë prej aty. Mes tensioneve, banorët kanë lëshuar thirrje edhe përmes pankartave; “Jemi fëmijët e Rrjollit, toka nuk preket!”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×