
Banorët e Rrjollit vijojnë me rezistencën e tyre, ndërsa janë hedhur sërish në protestë.
Pasi kanë çarë një pjesë të rrethimit të vendosur nga firma e ndërtimit, banorët janë futur në kantier, ndërsa kanë vijuar përplasjet me policinë.
Madje në disa momente ka pasur dhe përplasje mes tyre, dhe akuza nga banorët se janë shtyrë nga punonjësit e rendit. “Ju erdhi fundi hajdutëve” ishte një nga thirrjet që lëshuan protestuesit.
and then